"Miku i shqiptarëve", Erdogan telefonon Vuçiç duke e mbështetur për vizitën në Veri të Kosovës
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shfaqur krenar në Veri gjatë takimeve me biznesmenë serbë për telefonatën që ai ka pasur pak më herët me Erdoganin.

Ai ka shtyrë këtë takim duke thënë se telefonatave të Erdogan u përgjigjet menjëherë pasi sipas tij edhe homologu i tij turk e bën këtë.

Erdogan dhe Vuçiç kanë raporte të shkëlqyera dhe janë duke avancuar raportet ekonomike mes dy vendeve.

Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve dhe biznesmenëve të pranishëm në tubimin në Leposaviç, presidenti i Serbisë, Vuçiç ka përmendur edhe ndihmën që sipas tij i ka ofruar presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

"Sa herë që kam nevojë për të, Erdogani me përgjigjet, e radha është që edhe unë t’i përgjigjem”, ka thënë Vuçiq.
Shtuar më 08/09/2018, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori