Mijëra shqiptarë të Kosovës në Shqipëri për Papën
Pëlqej
Me mijëra shqiptarë të Kosovës janë nisur drejt Tiranës, për të parë vizitën e Papës Papa Françesku në kryqytetin shqiptar, që është edhe vizita e parë e papës në një vend evropian.

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit shqiptar, Laura Totraku tha se të shtunën deri në orën 16 , vetëm në pikën kufitare të Morinës kanë kaluar kufirin rreth 3.400 qytetarë.

Në të dyja anët e kufirit janë shtuar masat e sigurisë.

Papa Françesku nuk ka për tu takuar me liderët politikë të Kosovës.

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ndërkohë paralajmëroi se shteti i Vatikanit do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2014, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori