Mihajloviq: Shqiptarët fajtorë për incidentet në Mitrovicë
Zyrtari i qeverisë serbe, Milivoje Mihajloviq, deklaron se incidentet në Mitrovicë reflektojnë gjendjen e tensionuar të të dyja palëve nga dy anët e Lumit Ibër. Mihajloviq thekson se janë shqiptarët ato të cilët po nxisin konflikte duke thyer marrëveshjen e Brukselit për paqe.

"Shqiptarët po provojnë të thyejnë marrëveshjen e Brukselit, dhe gjendja do të vazhdojë të jetë e njëjtë po që se nuk kryhen hetime dhe të identifikohen personat që shkaktojnë konflikte".

Përfaqësuesi i qeverisë serbe Mihajloviq ka veçuar dhe tensionin e dukshëm që ekziston tek komunikuteti serb, të cilët jetojnë të izoluar nga padrejtësia politike në Mitrovicë. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori