Mihajloviç: "Përparimtarët" e Vuçiçit nuk do e njohin Kosovën
Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviç, njëherësh anëtare e kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe, ka thënë se nuk do ta nënshkruajnë pranimin e pavarësisë së Kosovës.

"Në radhë të parë kjo nuk është politikë e jona, por as nuk kërkohet nga ne ta nënshkruajmë njohjen e pavarësisë së Kosovës", ka thënë Mihajloviç.

Sipas saj, më e rëndësishme është zhvillimi ekonomik dhe investimi në infrastrukturë për lidhjen rrugore me serbët në Kosovë.
"Në këtë aspekt autostrada Nish-Prishtinë është shumë e rëndësishme", tha ajo. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori