MF priti një delegacion prej Thesarit Amerikan
Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu ka pritur në vizitë drejtorin e Zyrës për Evropë dhe Euro-Azi nga Thesari Amerikan Jeffrey Baker. Jeffrey Baker, tha se SHBA do të vazhdojë të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për Kosovën edhe në të ardhmen duke përfshirë këtu edhe ndihmën për Ministrinë e Financave.

Ai gjithashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vende, noton Indeksonline. Në anën tjetër, Avdiu, në emër të Ministrisë së Financave falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin dhe për ndihmën që i ka dhënë Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe politik gjatë këtyre viteve, e në veçanti për ngritjen e kapaciteteve në Ministrinë e Financave.

Ndër tjera ai tha “Ne si Ministri e Financave ndihemi të privilegjuar se që nga themelimi kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë amerikane dhe këshilltarëve të saj nga Departamenti i Thesarit amerikan dhe USAID-i”.

U diskutua edhe për situatën makrofiskale në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori