Meuçi pajtohet me kritikat ndaj EULEX
Shefi i EULEX-it, Gabriele Meuçi, gjatë komentit mbi raportin për EULEX-it të punuar nga eksperti i pavarur, Jean Paul Jacqué, ka deklaruar se pajtohet se EULEX ende nuk i ka arritur objektivat në luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij EULEX nuk kanë qenë në gjendje që në mënyrë të mjaftueshme të gjurmojmë aktivitetet e tyre gjyqësore, gjë që ka vështirësuar vlerësimin e performancës dhe ofrimin e statistikave.

Gjatë një deklarate të dhënë për mediat ka shkruar se EULEX nuk mund të rri symbyllur karshi kritikave të Profesorit Jacqué dhe se pajtohet me shumë sish.

"Jacqué në raportin e tij thekson se 'progres është arritur sigurisht falë EULEX-it', por unë po ashtu pajtohem me vlerësimin e dhënë nga Jacqué se EULEX-i nuk ka pse të vazhdojë të qëndrojë duke bërë punë të njëjtë. Jacqué i ka bërë rekomandimet e tij; ne duhet të ndryshojmë, e po ashtu edhe Kosova", ka thënë Meuçi. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori