Metodë e re për marrjen e vizës zvicerane, s’ka më radhë të gjata për kosovarët

Pëlqej
Duke ju referuar njoftimit të fundit të faqes zyrtare të ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, prej muajit shtatorkëtij viti para dyerve të kësaj ambasade nuk do të ketë më radhë të gjata të qytetarëve që aplikojnë për viza shengen.

Të gjithë të interesuarit të cilët aplikojnë për vizë online (shengen), në shtetet: Zvicër, Liechtenstein, Austri, Francë dhe në shtetet e Benelux-it, prej muajit shtatorkëtij viti dokumentet e tyre do t’i dorëzojnë në agjensionin “TLS contact” i cili kryen këtë shërbim tash e sa vite edhe për Britaninë e Madhe.

Ndërkaq, shërbimet për vizë pune (këngëtar dhe valltarë), vizë zyrtare, vizë për vizita mjekësore, martesa, bashkim familjar dhe adoptime, do të kryhen siç kanë qenë më parë në ambasadën e Zvicrës.


Shtuar më 14/06/2018, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori