E FUNDIT/ Tërmeti lëkund sërish Shqipërinë
Meta takon Kurtin dhe Mustafën: Kosova i ka gjithë mundësitë të jetë shembull i mirëqeverisjes
Presidenti Ilir Meta ishte dje në Prishtin, ndërsa është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti dhe kryetarin e LDK Isa Mustafa.

Meta shprehet se i ka falenderuar ata për solidaritetin e treguar dhe ndihmën konkrete në mbështetje të familejeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, shkruan Meta.
Shtuar më 05/12/2019, ora 08:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori