Ukraina shënon një vit luftë, Zelensky: Rusia do mbajë përgjegjësi për të keqen që solli

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reflektuar mbi 12 muajt e fundit që kur Rusia filloi luftën me Ukrainën.

Duke ndarë imazhe të ndryshme që tregojnë ndikimin e luftës, ai tha se kujtime si këto lënë plagë të thella në zemër dhe shpirt.

“Ata na kujtojnë rrugën që kemi ecur nga shkurti në shkurt”, tha ai, duke lavdëruar Ukrainën që nuk është thyer.

“Ne kemi kapërcyer shumë prova dhe do të triumfojmë”, thuhet në mesazhin e Zelensky.

“Ne do të kërkojmë llogari nga të gjithë ata që sollën këtë të keqe, këtë luftë në tokën tonë, gjithë terrorin, të gjitha vrasjet, të gjitha torturat, të gjitha plaçkitjet.

Rusia ka zgjedhur rrugën e vrasësit. Rruga e terroristit. Rruga e torturuesit. Rruga e grabitësit. Kjo është zgjedhja shtetërore e Rusisë dhe do të ketë përgjegjësi shtetërore për terrorin e kryer”, tha Zelensky.


Shtuar 23.02.2023 14:59