Meta ngushëllon familjen Rexhepi
Pëlqej
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi për këtë humbje të madhe.

Ky është postimi i Metës në Facebook:

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi për këtë humbje të madhe.

Kreu i Shtetit thekson veçanërisht kontributin i tij si Kryeministër i parë i Kosovës, si politikan i spikatur në vitet e para të Kosovës së çliruar, si luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjet i tij për ndërtimin e instucioneve të saj, do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2017, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori