Drejtoria komunale e arsimit në
Ferizaj ka shkarkuar nga puna mësuesin me
iniciale M.S. në
shkollën fillore "
Ahmet Hoxha" në
Ferizaj, pasi dyshohet se ka ngacmuar
seksualisht nxënësin e tij, 11 vjeç me
iniciale A.A.
Mësuesi M.S. është akuzuar dy vjet më parë, kur ai jepte mësim në
shkollën e fshatit Manastirc, ndërsa gjykata e ka shpallur të pafajshëm për shkak të mungesës së provave, shkruan sot "Koha Ditore".
Me rekomandim të Drejtorisë për arsim, M.S. është transferuar në
shkollën fillore "
Ahmet Hoxha", por as në këtë shkollë duket se ai nuk ka ndaluar ndaj ngacmimeve, duke ngacmuar
seksualisht nxënësen me
iniciale A.A.
Drejtori i Arsimit, Muhamet Halili, ka njoftuar se tashmë ka marrë vendimin për shkarkimin e tij nga detyra, ndërkohë policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2017,
ora 11:53