Mësoni sa i pasur është Dardan Molliqaj
Pëlqej
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar pasurinë në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Në deklarimet e tij, thuhet se Molliqaj banon me qira në lagjen Mati 1 të Prishtinës.

Në deklarimin e pasurisë së tij të paluajtshme ka thënë se nën-pronësinë e famlijes ka një shtëpi me vlerë prej 60 mijë euro si dhe një truall me shumë 45 mijë euro.

Deputet i PSD-së drejton mjetin Alfa Romeo e cila i ka kushtuar 4 mijë euro.

Para të gatshme në bankat e Kosovës në total ka 3 529,97 euro (3 mijë e 529 euro)

Tek përshkrimi i hollësishëm i të hyrave vjetore, Molliqaj ka deklaruar se merr 7.490.41 euro (7 mijë e 490 euro) nga Kuvendi i Kosovës për punën e tij si deputet.


Shtuar më 13/06/2018, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori