Meghan Markle mori gjithë vëmendjen me veshjen në funeral, aktorja shqiptare: Më kopjoi mua (FOTO LAJM)

Veshja e Meghan Markle ka marrë një vëmendje të madhe gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Ajo u shfaq me një fustan të zi të gjatë, kapele dhe një pelerinë mjaft elegante.

Mirëpo, së fundmi aktorja Delinda Disha ka bërë një reagim lidhur me veshjen e Meghan.

Ajo ka krahasuar veshjen e saj me të dukeshës.

“Jopo ta dini që më kopjojnë”, shkruan plot humor aktorja.

Veshja që Meghan Markle zgjodhi në funeralin e Elizabeth nuk ishte rastësi

Meghan Markle, siç pritej, vodhi vëmendjen pamjen me pamjen e saj elegante dhe shik, të cilën e zgjodhi posaçërisht për këtë rast. Më konkretisht, Dukesha e Sussex-it iu përmbajt një zgjedhjeje të njohur, një fustan me pelerinë Stella McCartney tërësisht i zi, duke e kompletuar look-un me një kapele me buzë të gjerë.

Markle veshi të njëjtin fustan ngjyrë blu të Stella McCartney në një koncert të vitit 2018 për ditëlindjen e 92-të të Mbretëreshës në Royal Albert Hall.

Fustani i zi me qafë të lartë ra poshtë gjurit, duke përmbushur kodin mbretëror të veshjes që thotë se zonjat duhet të veshin fustane ose pallto të zeza deri tek gjuri.

Markle gjithashtu i la stolitë e saj të flasin për nder të mbretëreshës Elizabeth, duke veshur një sërë vathësh me perla dhe diamante që thuhet se i janë dhënë nga vetë monarkia e ndjerë.

Ekspertja e bizhuterive, Alexandra Mitchell më parë tha për Hello! se vathët me perla dhe diamanti ishin të preferuarat personale të mbretëreshës dhe se ajo shpesh ia jepte familjes së saj.

“Ekziston mundësia që këto t’i jenë dhënë Meghan nga vetë Mbretëresha, gjë që për Meghan është një gjest prekës nga ana e saj, t’i vesh ato gjatë procesionit të Mbretëreshës,” shpjegoi Mitchell.