Mësohet se ku ndodhet trupi i punonjësit të Shërbimit Sekret
Instituti i Mjekësisë Ligjore është duke trajtuar rastin e trupit të pajetë i cili i vra mëngjesin e kësaj të marte në ndërtesën e AKI-së.

Valon Iberdemaj dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri punëtorin e bufes, Isa.S.

Iberdemaj pasi kishte kryer vrasjen ai kishte marrë peng një punëtore të AKI-së, duke provuar që së bashku me të, të del nga objekti.

I dyshuari është ndalur vetëm nga sigurimi i armatosur, të cilët me armë të gjata kanë bllokuar daljen e të dyshuarit për vrasje. Më pas i dyshuari ka liruar pengun dhe është dorëzuar. Policia e Kosovës nuk ka dalë ende me raport zyrtar për këtë rast.


Shtuar më 04/09/2018, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori