Zbulohet arsyeja se përse arbitri nuk e dha penalltinë e Barcelonës

Ndeshja e djeshme mes Interit dhe Barcelonës pati shumë polemika pas sfidës.

Në minutat e fundit të lojës, Dumfries kapi topin me dorë dhe gjyqtari kryesorë bashkë me VAR nuk akorduan 11 metërsh.

Xavi dhe shumë të tjerë nisën me akuza të mëdha për arbitrin pasi nuk kishin një shpjegim se përse ajo penallti nuk u dha.

Por, siç zbulon analiza e Movilës, VAR i ka komunikuar gjyqtarit se Dumfries në fillim e ka prekur pak topin me kokë e më pas me dorë. Kështu, VAR i ka thënë se tashmë gjyqtarit se duhet të vendoste vetë, dhe sipas rregullave, nëse topi fillimisht përplaset në kokë, nuk akordohet penallti pasi quhet e pavullnetshme./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.10.2022 21:10