Mësohet çfarë dënimi kërkon prokuroria për të dyshuarit e vrasjes së Aulonit
Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për të mitur kërkon që Gjykata Themelore të shqiptoj masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarave për vrasjen e 16 vjeçarit, Aulon Zeka.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ekrem Lutfiu i ka thënë Arbresh.info se ekziston dyshimit i bazuar se dy tw dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 pika 1.1dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK .

Prokuroria Themelore Prishtinë – Departamenti për të mitur, ka marrë aktvendim mbi fillimin e procedurës përgatitore dhe ka bërë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të miturve G.H, dhe R.G, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 pika 1.1dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thotë Lutfiu për Arbresh.info.

Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur në mëngjesin e së shtunës rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup.
Shtuar më 18/09/2017, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori