Mesohen indetitetet e 3 personave të shtruar në QKUK pas lëndimeve të rënda
Në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor tre persona të lënduar në aksidentin e rëndë që ndodhi sot gjatë ditës në qytetin e Gjilanit, shkruan Albeu.com

Mjeku kujdestar i Emergjencës ka zbuluar emrat e tre pacientëve të shtrirë.

Lumnie Sahiti nga Malisheva, viti i lindjes 1972, Naser Nuhiu nga Vitia- viti i lindjes 1968 dhe Fatime Islami nga Gjilani- viti i lindjes 1936.

"Rreth orës 16.30 këtu kemi pranuar tre pacientë. Tek ne i kemi kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, tash do t’i dërgojmë në klinikat adekuate. Lëndimet janë në kokë mirëpo mund të them se janë lëndime të rënda. Tek ne janë vetëm tre raste. Janë dy femra dhe një mashkull", ka thënë mjeku kujdestar i Emergjencës.

Vlen të përmendim faktin se nga aksidenti i njëjti ka ndërruar jetë Qerim Çoqaj, derisa 11 të tjera po vazhdojnë të kurohen në spitalin e Gjilanit. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori