Tetova më 20 gusht shkon në zgjedhje, “bie” Bilall Kasami

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal në Komunën e Tetovës do të mbahen më 20 gusht të këtij viti.

Siç mëson TetovaSot, Ministria e Vetëqeverisjes lokale i ka rekomanduar Qeverisë që në përputhje me ligjin të shpërbeje këshillin komunal dhe të shpall zgjedhje.

Pas kësaj, pritet tashmë që Qeveria të martën ta miratojë vendim dhe më pas Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, t’i shpall zgjedhjet të cilat pritet të mbahen njëkoheshit me ato në komunën Mavrovë e Rostushë, më 20 gusht.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin e Tetovës vijnë pasi kreu i Tetovës me pa aftësinë e tij dështoi në miratimin e llogarisë përfundimtare në afatin e paracaktuar ligjor që paraqet thyerje flagrante të ligjit dhe është bazë e menjëhershme për shpërndarjen e këshillit komunal.

Se fundmi, Kasamin e kanë ndjekur një sërë skandalesh dhe protestash në menaxhimin e Komunës, ndërsa kanë dështuar edhe apelet e tija të vazhdueshme për mospjesëmarrje të tetovarëve në festën e 20 vjetorit të BDI-së me ç‘rast dhjëtëra mijëra tetovarë iu bashkëngjitën festës. /tetovasot/