Pas Zelenskyt, Rama takim dhe me kryeministrin ukrainas: Konsiderojeni njohjen e Kosovës

Kryeministri Edi Rama në takimin me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal në kuadër të vizitës së tij në Kiev kërkoi që Ukraina të konsiderojë njohjen e Kosovës. Kreu i qeverisë, tha se Kosova e meriton një gjë të tillë, pasi nuk mbetën peng i së shkuarës.

“Ju të rikonsideroni njohjen e Kosovës pasi ata njerëz e meritojnë, ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbetën peng i së shkuarës për të kujtuar sesi u soll Ukraina kur Kosova sulmohej. Kjo do të ishte mirë që Ukraina ta rikonsdieronte dhe të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri politik evropian”, tha Rama.

 


Shtuar 15.06.2022 20:45