Kandidati i AKK-së për kryeministër, Ramush
Haradinaj, ka përkujtuar vdekjen e nipit të tij,
Shqipdonit, djalit të dëshmorit të kombit Shkëlzen
Haradinaj.
Haradinaj ka bërë një mesazh prekës, ndërsa ka publikuar dhe një foto të
Shqipdonit.
“Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe.
Ti nuk je në mesin tonë. E në këtë përvjetor të amshimit tënd, e kujtojmë atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmiu, të një engjulli. Qoft i përjetshëm kujtimi për ty Shqipdon
Haradinaj!”, ka shkruar
Haradinaj në
Facebook.
Shqipdoni kishte humbur jetën
tragjikisht pikërisht më 2
tetor të vitit 2007 pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi.
Ai u varros më 4
tetor të 2007-s.
Shtuar më 02/10/2019,
ora 12:03