Vrau gruan me thikë në Greqi, 50-vjeçari shqiptar flet në gjykatë: U kërkoj falje fëmijëve të mi

Shqiptari 50-vjeçar që vrau disa ditë më parë gruan e tij, duke e masakruar me thike, ka dalë sot para gjykatës. Në gjykatë, 50-vjeçari u shfaq i penduar për krimin e rëndë dhe u ka kërkuar faljet fëmijëve.

Kujtojmë se autori ka  goditur me thikë gruan e tij mbrëmjen e së dielës, në Tsilivi të Zakynthos.

40-vjeçarja, para se të binte e vdekur nga duart e bashkëshortit, kishte shkuar në komisariatin lokal të Zakynthos, ku denoncoi  edhe një herë burrin e saj për  sjellje të dhunshme dhe  abuzive .

Pasi ajo është kthyer në shtëpi dhe ndërkohë që autoritetet po kërkonin bashkëshortin e saj, ndërsa ky i fundit i kishte shkuar në banesë dhe kishte hyrë brenda forcërisht.

Ai e ka dhunuar, dhe ajo në tentativë për t’u arratisur vrapoi te shkallët e fqinjit , por autori e kapi dhe e rrahu me tërbim, ndërsa i hodhi edhe një vazo me lule, para se ta godiste me thikë.

Më pas 50-vjeçari është zhdukur, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca e EKAV-it, të cilët kanë marrë 40-vjeçaren fatkeqe.

Një detaj rrëqethës është fakti se  në momentin e largimit, fëmijët e mitur të viktimës janë kthyer në shtëpi. Një fqinj ka mundur të ndalojë vajzën 8-vjeçare por djali 14-vjeçar i familjes ka parë nënën e tij në gjendje të mjerueshme.

Policia nisi kërkimet për gjetjen e 50-vjeçarit dhe më në fund është gjetur në zonën e Marathisë, në Keri, ndërsa është gjetur edhe thika e krimit./albeu.com