Mesazhi i asambleistit të Skënderajt për protestën kundër Vuçiçit
Një asamblist i Skenderajt, Ilir Ejupi, u ka bërë thirrje qytetarëve të komunës së tij që të mblidhen sot në qendër të qytetit dhe të protestojnë kundër ardhjes së presidentit serb në rajonin e Drenicës.

Sipas tij, Aleksandar Vuçiç ka paraparë të vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt.

Kujtojmë se sot është dita e dytë e qëndrimit të presidentit serb në Kosovë.

Dje ai ka vizituar liqenin e Ujmanit dhe ka zhvilluar takime me qytetarë në komunat në veri të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i amsamblistit të Skenderajt në profilin e tij në “Facebook”:

Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanarisht luftetar, invalid dhe familjar të deshmorëve.

Fillimisht ju kërkojm falje që po iu shqetësojm në këto orë të vona, por sa po morrem lajmin se Presidenti serrb Aleksander Vuçiç nesër do të tentoj t’a shkelë tokën e Drenicës.

Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë sepse po vjen një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur e deri tek mosha ma e shtyer, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiçin që mos të shkelë në tokën e Drenicës.

Takohemi të gjithë në Sheshin “ADEM JASHARI” në ora 06:00 në mengjes për të bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në Banjë fshat ky në tokën arberore. “O SOT O KURR “
Shtuar më 09/09/2018, ora 08:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori