Nuk arritën në një marrëveshje, opozita tregon nëse do të vazhdojë takimet për Reformën Zgjedhore

Opozita jashtë parlamentare kërkon një tjetër takim të Këshillit Politik duke vërtetuar nuk është tërhequr nga puna për Reformën zgjedhore.

Opozita propozon që mbledhja e radhës të bëhet ditën e nesërme, më datë 2 Qershor, në orën 17:00. Ajo e cilëson axhendën e mbrëmshme të paralizuar për shkak të përpjekjeve për të gjetur consensus.

Reagimi i plotë:

Ne vijim te diskutimeve te deritanishme dhe faktit qe mbledhja e dates 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit per çështjet e percaktuara ne axhenden e Keshillit Politik, propozojme mbledhjen e Keshillit neser, date 2 qershor 2020, ne ora 17.00.

Perfaqesuesit e Opozites

Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili /albeu.com/


Shtuar 1.06.2020 16:34