Mes Kosovës dhe Serbisë do të ngrihen 6 pika kufitare
Pëlqej
Sot në Bruksel është arritur marrëveshja për ngritjen e 6 pikave kufitare të përhershme të IBM-së.

Marrëveshja u arrit në mes delegacioneve shtetërore që përfaqësonin Serbinë dhe Kosovën, me ndërmjetësim nga ana e Bashkimit Evropian.

Kryenegociatorja për Kosovën në dialogun Prishtinë – Beograd, Edita Tahiri tha se me marrëveshjen e arritur praktikisht të dyja vendet do të bashkëpunojnë në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit sipas standardëve më të larta të BE-së.

Me këtë marrëveshje parashihet ndërtimi i gjashtë pikave kufitare sipas konceptit të IBM-it.

Përveç Tahirit, Kosovën e përfaqësonte edhe Fisnik Rexhepi nga MPB, Dren Zeka nga kabineti i ZVKM, Qemajl Marmullakaj nga ZKM, Kolonel Shaban Guda nga Policia e Kosovës, Bekim Mehmetaj nga Doganat e Kosovës, Valdet Gjinovci nga AUV, Murat Meha nga AKK, dhe Labinot Hoxha nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel. /albeu.com/


Shtuar më 04/09/2014, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori