Merret vendimi për drenicakun që vodhi xhaminë
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë ThemeloreGjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit G. G., në kohëzgjatje prej 1 një muaji.

I mituri shqiptar, me vendbanim në komunën e Drenasit, dyshohet se ditë më parë me dashje, me anë të përdorimit të forcës ka hapur kasafortën e xhamisë në fshatin Malishevë e Poshtme, Komuna e Gjilanit, duke i marrë shumën prej 400 Euro nga kjo kasafortë.

Me këtë veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 2 nënparagrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, thuhet në komunikatën për media.


Shtuar më 21/06/2018, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori