Merret vendimi për dënim me vrasje ndaj ariut të çmendur në Prizren
Demir Nashiq, nga Prizreni ka thënë se ai po frikësohet nga ariu, për shkak se ky i fundit është i rrezikshëm për qytetarët

“Unë bëj alpinizëm shpesh këtij, për tani nuk po guxoj. Çdo dit dal në ballkon për ta shikuar se ku po fshehët ai, shpesh e shoh edhe e fotografoj” tha ai në një intervistë për Klan Kosovën.

Ndërsa edhe shumë qytetarë janë ankuar për prezencën e këtij ariu, duke pretenduar se ai mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët të cilët luajnë në parkun “Marash”.

Njëri nga qytetarët e Prizrenit madje kanë thënë se ata kanë parë gjurmët e ariut, shumë afër parkut të lojërave të fëmijëve.

Por frikës, siç duket do t’i vijë fundi shumë shpejtë.

Inspektorati i Agjencionit të Pyejeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e këtij ariu, dhe një gjë e tillë pritet të bëhet brenda 15 ditëve.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Ky ari “problematik” ia kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëve të fshatit delet. Ariun banorët e kishin raportuar edhe në polici.
Shtuar më 11/05/2019, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori