Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, PD thirrje të ndalen punimet në lagunën “Vjosë-Nartë’

Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalojnë punimet për ndërtimin e aeroportin në Lagunën “Vjosë-Nartë” pasi po dëmtojnë mjedisin.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja Ina Zhupa u shpreh se PD mbështet vendimin e Komitetit të Konventës së Bernën dhe shqetësimet e BE për Aeroportin e Vlorës.

Mjedisi është një çështje thelbësore për BE-në. Nëse qeveria shqiptare vazhdon me këmbëngulje të shkelë konventat, te mos zbatoj rekomandimet e Bashkimit Europian kjo është kosto e madhe për qytetarët shqiptarë në rrugën e integrimit. Nga ana tjetër është edhe një kosto e madhe mjedisore për lagunën Vjosë-Nartë me risk të lartë edhe për vetë sigurinë aeroportuale në rast se vazhdohet në këtë rrugë.“- u shpreh Zhupa.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike e ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme edhe publike shkeljen e ligjeve dhe konventave në procesin për ndërtimin e Aeroportit të ri të Vlorës.

Ashtu siç pritej, edhe Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe ndërmarrjen e një programi gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti.

Bashkimi Europian e ka përfshirë në mënyrë të përseritur në Progres Raportet për Shqipërinë shqetësimin. Në Progres-Raportin të Komisioni Europian shkruhet për aeroportin në zonën “Vjosë-Nartë”, se është në “konflikt me ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së larmishmërisë biologjike, të cilat Shqipëria i ka ratifikuar”.

Partia Demokratike është pro ndërtimit të një Aeroporti për Vlorën dhe e mbështet zhvillimin, por nuk mund të pranojë kurrë që të shkelen ligjet, konventat, të cënohen standardet europiane, të rrezikohesh shkatërrimi i mjedisit vetëm për një kapricio kryeministrore edhe projekte pa plane të mirëfillta.
Çdo nismë në shkelje të kontratave dhe konventave europiane është atentat kundër Shqipërisë dhe integrimit.