Merret vendimi, ja kur ndërtohet busti i Adem Jasharit
uvendi i Kosovës ka planifikuar që në 2019 ta financoj ndërtimin e shtatores së komandantin legjendar Adem Jashari.

Në draft-buxhetin e 2019 të miratuar në Qeverinë e Kosovës, Kuvendit të Kosovës është paraparë t’i ndahet buxhet me vlerë prej 11 milionë e 155 mijë e 430 euro.

Prej këtij buxheti janë paraparë që të ndahen 100 mijë euro për ndërtimin e shtatores së heroit Adem Jashari.

Përveç ndërtimit të shtatores së Adem Jasharit, Kuvendi do t’i ndajë edhe 200 mijë euro tjera për memorialin për fermat e dhunuara gjatë luftës.

Pjesa më e madhe e buxhetit mbi 11 milionësh shkon për paga dhe mëditje.
7 milionë e 72 mijë euro janë planifikuar për paga dhe mëditje.

Ndërsa për mallra dhe shërbime janë planifikuar të shpenzohen 2 milionë e 212 mijë euro, ndërsa për shpenzime kapitale janë paraparë rreth 1.5 milion euro.


Shtuar më 07/11/2018, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori