Një deputet dhe një zyrtar policor janë të dyshuarit kryesorë për
vrasjen e
Xhemajl Mustafës, ndërsa prokuroret e EULEX kanë marrë në pyteje disa persona mes të cilëve edhe bashkëshortja e Mustafës.
Burime të Gazetës Express kanë konfirmuar se tashmë janë intervistuar disa persona në lidhje me
vrasjen e ish-këshilltarit të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
“Po, janë marrë në
pyetje disa njerëz, por edhe personat që dyshohen se kanë gisht në
vrasjen e tij”, tha burimi. E bija e Mustafës, Beriana konfirmon se Prokuroria Speciale e EULEX’it e ka ftuar më herët në intervistë nënën e saj.
“Prokuroria ka marrë në
pyetje nënën time, por prej asaj kohe më nuk kemi asnjë informatë nga EULEX’i”, tha e bija e
Xhemajl Mustafës. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2013,
ora 10:39