Merr shembuj nga Obama
Isa Mustafa
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, nuk ka ndërruar qëndrim në relacion me kryeministrin Hashim Thaçi dhe subjektin që drejton ai, Partinë Demokratike të Kosovës.

Edhe pse zgjedhjet ende nuk shihen në “horizont”, ai në një intervistë dhënë për “Zëri” thotë se asnjëherë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, pavarësisht ofertës që mund të dalë nga Thaçi, qoftë edhe posti i presidentit apo kryeministrit.

Mustafa tha se një koalicion i të “mëdhenjve” do të ishte i rrezikshëm për demokracinë në Kosovë, ndërsa duket se më shumë pëlqen AAK-në për një koalicion paszgjedhor.

Lideri i partisë më të madhe opozitare nuk e mbështet praktikën e Vetëvendosjes për rrëzim kamionësh, ndërsa nuk e përjashton mundësinë e një blloku opozitar për veprime të përbashkëta me interes kombëtar.

Lideri i LDK-së thotë se akoma nuk ka menduar se kush nga partia e tij do të kandidojë në zgjedhjet për president të vendit, por nuk e përjashton mundësinë që LDK-ja ta mbështesë ndonjë kandidat nga bota akademike.

Ambiciet e ish-presidentit Sejdiu për rikthim në LDK ai i shesh si humane, edhe pse nuk i pëlqen deklarimet e tij dhënë në media, kinse kuvendi i fundit i LDK-së, ku ai ka humbur garën, ka qenë “i turbullt”.

Isa Musfa po ashtu nuk i fsheh përpjekjet e tij për ta mundur Hashim Thaçin në zgjedhjet e ardhme. Ai tha se po mëson nga Partia Demokratike e SHBA-ve se si ata e kanë zhvilluar fushatën atje, në mënyrë që praktikat e tyre t’i përdorë në Kosovë.
Shtuar më 04/11/2011, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori