Linda Rama poston foton e Zahos në ditën e parë të shkollës: T’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda, ka ndarë momentetb e djalit të saj Zaho, teksa ulet për herë të parë sot në bankat e shkollës. Zaho shihet i veshur sport dhe me tufën me lule për mësuesen, teksa përqafohet me të ëmën e tij.

“Zaho ne shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për femijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim!”, shkruan Linda Rama në postimin e saj.

Vetë kreu i qeverisë Edi Rama duket se nuk ka qenë në ditën e parë të të birit, pasi prej disa ditësh ndodhet në takime zyrtare jashtë vendit.

Ndërkohë që ky fillimvit e gjen Shqipërinë mëe një numër më të ulët nxënësish.
Numri i nxënësve në shkolla është duke u tkurrur me shpejtësi dhe kjo është më e dukshme në arsimin 9-vjeçar.

Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni i lartë janë dy faktorët që po zbrazin shkollat, dhe do të bëhen sfidë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i nxënëseve në arsimin 9-vjeçar këtë dekadë ka rënë me 30%, ndërsa në raport me vitin e parë të tranzicionit 1991, me 45%. Nxënësit e regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitin 2019 ishin rreth 295 mijë, nga 421 mijë në vitin në 2010 dhe mbi 540 mijë në vitin 1991.


Shtuar 14.09.2020 09:48