Murrizi del i revoltuar nga mbledhja me Ramën e paralajmëron grevë urie në Kuvend?

Deputeti Myslim Murrizi ka dalë i revoltuar nga mbledhja me kryeministrin Rama duke qënë edhe më i sigurt se nuk do t’a votojë Reformën Zgjedhore.

Duke folur pas takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, ai theksoi se nuk ka votë për reformën zgjedhore pa kaluar në Kuvend drafti për ndryshimin e sistemit të listave.

“Nuk zgjati aq shumë se ne nuk jemi deputet apo pjesë ne tavolinë që mund të gënjeni, ta harroj Rama që mund të kalohet një sistem Zgjedhor me vota të trafikuara, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona dhe do t’i institucionalizojë.

Trafikimi është bërë edhe aset i partive të tjera të Këshillit Politik që kanë interes që kjo Reformë të kalojë.

Gatuajnë një gjellë që nuk e dinë çfarë është. Ju bëftë mirë siç ju ka bërë prej 30 vitesdh, unë dua një gjellë për shqiptarët. Patjetër që do të ketë një radikalizim.

Do bëjmë bojkot. Kishte hallin dhe menduar të vinte pasi të mbaronte dashurinë me Lulin. Jemi 7 me 7 do të vendosim kushte dhe sanksione në favor të asaj që kërkojnë shqiptarët.

Nuk do të votojmë nëse nuk futen aspiratat dhe kërkesat e 39 deputetëve që kemi firmosur vjet si opozitë. Pastaj do shikojmë a do kemi grevën e famshme të Ilirit në 2008.

Basha s’ka bërë ndonjëherë grevë, se kur vjen puna te buka është i kujdesshëm. Nuk ka fazë të dytë as fazë të tretë. Ne kërkojmë hapjen e sistemit. Pyeteni Ramën kur të dali çfarë thanë ata dhe çfarë thamë ne”, tha Murrizi.


Shtuar 10.06.2020 19:26