Mërkiç: Për Kosovën, Serbia heq dorë nga BE
Shefi i diplomacisë serbe Ivan Mërkiç ka deklaruar se Serbia do të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE nëse ky anëtarësim do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës.


I pyetur nga gazeta gjermane ”Tagespiegel” se çfarë do të ndodhte nëse BE vë kusht njohjen e Kosovës për anëtarësim të Serbisë, Mërkiç ka theksuar se nëse ndodh kjo Serbia do të heqë dorë nga anëtarësimi. I pyetur nëse Serbia do ta njihte pavarësinë Kosovës nëse se njëkohësisht do të ndodhte shkëmbimi i territoreve, Mërkiç është përgjigjur se “historia na ka mësuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë”. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2012, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori