Kukësi “krehet” nga Policia e Shtetit, sekuestrohen makinat luksoze

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion blic në qytetin verior, Kukës.

Burime kofidenciale bëjnë me dije se janë shoqëruar disa automjete luksoze për tu verifikuar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Kukës.

Po ashtu burime bëjnë me dije se janë ndaluar për verifikim 3 automjete luksoze në qytetin e Bajram Currit.

Deri më tani polica e Kukësit ka qenë e kufizuar për dhënien e informacionit për automjetet e ndaluara apo edhe identitetet e personave.

Deri më tani nuk raportohet që është ndaluar ndonjë person për precedent kriminal apo armëmbajte pa leje.


Shtuar 17.02.2020 15:58