Merkel takon Vuçiçin në Paris, a do ta marrë edhe Thaçin?
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, pritet që të takohen në Paris, në mëngjesin e të dielës së 11 nëntorit.

Sipas burimeve diplomatike të ‘blic.rs’, thuhet se një takim i tillë është kërkuar nga Angela Merkel, dhe do të mbahet para ceremonisë zyrtare të shënimit të triumfit në Luftën e Parë Botërore.

Në këtë takim do të diskutohen të gjitha temat e rëndëishme dhe situata në rajon, dhe në mënyrë të veçantë pritet që të diskutohet për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Paris do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.


Shtuar më 07/11/2018, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori