Merkel siguron Malin e Zi se nuk ndryshojnë kufijtë në Ballkan
Pas takimit mes kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç dhe kancelares gjermane Angela Merkel, është thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijveBallkan, kështu bën të ditur faqja zyrtare e Malit të Zi në Twitter.

“Nuk ka ndryshim të kufijveBallkan”, thuhet qartë në njoftimin e qeverisë së Malit të Zi në Twitter.

Merkel poashtu ka përkrahur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ndryshe kancelarja gjermane ditë më parë është deklaruar kundër çdo ndryshimi të kufijveBallkan.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi që tashmë në Prishtinë dhe Beograd, është diskutuar për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Së fundmi kancelarja Merkel është shprehur kundër çdo ndryshimi të kufijveBallkan.


Shtuar më 17/08/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori