Merkel përgëzon Vuçiç-in: Serbia është në rrugë të duhur
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sonte se Serbia është në rrugën e duhur.

Merkel e dha këtë deklaratë pas takimit me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, duke theksuar se ai ka ndërmarrë reforma të mëdha që kanë mundësuar investime dhe ka plotësuar të gjitha kushtet për negociata me BE-në, siç dëshmohet me hapjen e dy kapitujve në shkurt.

“Dua t’i them që të vazhdojë këto reforma në aspektin e sundimit të ligjit dhe kjo ishte një nga temat e bisedës sonë. Gjithashtu, OJQ-të duhet të jenë partnerë të rëndësishëm të qeverisë, duhet të ekzistojë liria e medias, e cila është shumë e rëndësishme. Kur ne flasim për reforma, askush nuk është duke e detyruar Serbinë për këtë, por kjo është në interes të saj. Ndërmarrjet shtetërore kanë përparuar dhe Serbia është në rrugën e duhur. Ne duhet të luftojmë për stabilitetin dhe Vuçiç ka qenë ne favor të asaj që gjithmonë zhvillimet në rajon duhet të jetë zhvillime të qeta, e që nuk është e lehtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme dhe të guximshme, dhe përveç kësaj, unë duhet të theksoj se marrëdhëniet me Kosovën janë më të mira”, tha Merkel, raporton Blic.

Vucic ka thënë se Serbia ka investuar shumë në ruajtjen e stabilitetit në rajon, duke theksuar se nesër do të shkojë në Sarajevë.

“Situata është turbulente por paqja mund të ruhet. Ne e shohim Ballkanin Perëndimor si një vend të rritjes ekonomike në të ardhmen për tërë rajonin. Ne jemi në rrugën e duhur sa i përket ekonomisë.

Ne ende kemi shumë për të bërë në Serbi, veçanërisht rreth sundimit të ligjit dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor”, tha Vucic. Ai theksoi se në periudhën e kaluar, kishin negociata të vështira me Bosnjën e Hercegovinën dhe Prishtinën./albeu.com/

Shtuar më 14/03/2017, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori