Merkel: Pa Kosovën, s’ka datë për Serbinë
Unioni Evropian nuk mund të fillojë negociatat me Serbinë para vitit 2014, për arsye se kjo e fundit duhet të plotësojë të gjitha detyrimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Të paktën ky do të jetë qëndrimi i Parlamentit gjerman, Bundestagut në 27 qershor.

Ndërkohë që një qëndrim i tillë mbështet edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila në fund të këtij muaji do të mbajë një qëndrim të tillë, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA, citon Koha Ditore.

Shumica parlamentare në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe kabineti i kancelares Merkel janë pajtuar me një qëndrim të tillë. /albeu.com/

Shtuar më 06/06/2013, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori