SPAK kërkon 10 vite burg për Astrit Avdylin, kokën e grupit të Shijakut

SPAK kërkon 10 vite burg për Astrit Avdylin, kokën e grupit të Shijakut. Ai është arrestuar për dosjen 339 në kuadër të operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018.

Astrit Avdyli ishte në listën e njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte si i dënuar me 12 vite burg për vrasje.

Ai u përfshi që në vitet ’90 në trafikun e drogës dhe kokainës. Me kalimin e viteve, ai u bë edhe më i fuqishëm, me lidhje të forta, që siç mësohet sot, shkojnë deri te kupola e shtetit shqiptar.

Vëllezërit Avdyli, Shkëlqim, Jasin, Astrit dhe Altin akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra të tjera penale.


Shtuar 3.12.2021 16:26