Merkel: Kosova ka bere progres, s'ka me konflikte ne Ballkan
Pëlqej
Përfundoi takimi mes kancelares Merkel, Kryetarit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso e zyrtarëve të tjerë gjermanë e austriakë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Barroso theksoi se duhet shumë punë që vendet e Ballkanit të përmirësojnë infrastrukturën, duke thënë se edhe BE-ja do të shtojë investimet në rajon.

Kancelarja Merkel ka thënë se ky takim ndodh në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore si tregues që nuk do të ketë më konflikte në Ballkan. Ajo ka shtuar se pas katër vjetësh do të mbahet një takim në Austri.

Angela Merkel përmendi edhe rastin e Kosovës dhe Serbsië, duke thënë se të dyja vendet kanë bërë progres, pasi pranuan të hyjnë në dialog për të zgjidhur problemet. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori