Merkel i uron fitore Isa Mustafës
Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ajo i ka uruar suksese LDK-së në zgjedhjet e së dielës, dhe ka mbajtur qëndrimin se partia e udhëhequr nga Mustafa përfaqëson perspektivën evropianë të Kosovës.

“I nderuar Kryetar Mustafa, të nderuar miq të LDK-së. Në emër të Unionit Kristiandemokrat Gjerman - CDU, ju dërgoj përshëndetje të përzemërta nga Berlini për manifestimin tuaj përmbyllës në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit. Zgjedhjet parlamentare që keni para vetes janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Rruga e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe vendeve të reja të punës mund të arrihet vetëm me reforma të energjike. LDK e ka fuqinë për t'i ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe për të kontribuar zhvillimin pozitiv të Kosovës”, ka shkruar kancelarja Merkel në letrën mbështetëse për LDK-në. /albeu.com/

Shtuar më 06/06/2014, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori