Merkel i çon letër Thaçit, ja çfarë i shkruan
Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dërguar sot një letër kryeministrit Hashim Thaçi.

Në këtë letër, Merkeli vlerëson se qeveria e Kosovës gjatë këtyre muajve duhet të përmbushë ata premtime që Thaçi dha ne Konferencën për Ballkanin Perëndimor të mbajtur më datë 28 gusht të këtij viti.

“Në vijim të nismës së Konferencës për Ballkanin Perëndimor të 28 gushtit 2014, sot pranova një letër nga kancelarja Angela Merkel, në të cilën ajo dëshmon vendosmërinë për të vënë në jetë, gjatë muajve të ardhshëm, synimet e diskutuara gjatë atij takimi të frytshëm”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në facebook.

Në fund të statusit të tij, Thaçi shkruan se përmes kësaj letre, Merkeli kërkon që Kosova të jetë një shtet stabil për rajonin, si dhe shteti të marrë pjesë në politikat e BE-së sa i përket çështjeve politike dhe atyre ekonomike. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2014, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori