Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 40.4 përkatësisht 21.7
përqind e gjithsej remitencave.
Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.7
përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Llogaria financiare deri në shkurt 2019 shënoj bilanc prej 41.8 milionë
euro (11.8 milionë
euro deri në shkurt
2018">
2018). Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 44.7 milionë
euro duke shënuar rritje prej 54.9
përqind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit
2018">
2018.
“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 41.2 milionë
euro dhe shënoj rritje prej 21.1
përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 3.4 milionë
euro (-5.2 milionë
euro në periudhën e njëjtët të vitit
2018">
2018)”, thuhet në raportin ‘Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”, raporton RTKlive.
Sipas BQK-së niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (29.1 milionë
euro), mirëpo krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit
2018">
2018 kishte rënie për 5.7
përqind.“Sektori i dytë për nga rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 11.5 milionë
euro apo 47.4
përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit
2018">
2018.
Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD (10.3 milionë
euro), pasuar nga Zvicra me 5.6 milionë
euro, SHBA-të me 4.3 milionë
euro, etj”, thuhet në raportin ‘Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”.
Shtuar më 27/06/2019,
ora 08:31