Mërgim Lushtaku do të padisë për shpifje Veton Surroin
Mërgim Lushtaku
Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ndaj shkrimeve të Grupit "Koha" dhe deklaratës së publicistit Veton Surroi, në Beograd lidhur me Grupin "Drenica". /albeu.com/

Ja postimi i plotë i Lishtakut:

Reagim ndaj grupit Koha, për fushatë kundër grupit Drenica, posaçërisht kundër prindit tim, Sami Lushtaku dhe familjes tonë!

Përçarja Kombëtare brina s’ka. Ai i cili flet dhe vepron kundër interesave kombëtare shihet edhe nga larg, nuk ke nevojë të shohësh qoftë edhe ajo ‘se ku merr parët’ për përçarje kombëtare!

Veton Surroi dhe klika e tij, tashmë e njohur për luftën e ashpër kundër vlerave që sollën lirinë dhe pavarësinë në vend, tashmë dhe i gëzohet çdo dënimi kundër çlirimtareve, dhe nuk mbaron me kaq!

Përpos që m. Surroi midis BEOGRADI në TV B92 atakon përsëri kundër akterëve kryesor të lirisë së ‘tij personale’ dhe popullit shqiptar, që kanë qenë shkaktarë kryesor i ndaljes së gjenocidit shqiptar, ai më tutje, edhe në skenën ndërkombëtare mundohet të njollosë ata që prishën planin dhe rehatinë e tyre të Vëllaznim-Bashkimit dhe partisë së tij pro Jugosllave. Fatmirësisht, realiteti është ndryshe. Kush e ëndërron dhe dëshiron Vëllaznim-Bashkimin, le të shkojë aty ku e ndjenë veten se mbizotëron kjo frymë, se në Kosovë moti vjen tjetër erë, ajo e demokracisë dhe e perspektivës euroatlantike. E nëse Surroi dhe kushdo që është pjesë e kësaj mendësie, që ende vajton për vdekjen Vëllaznim-Bashkimit në Kosovës, bashkë me VETONIN e kanë rrugën e lirë për në SERBI, që ta ngjallin nostalgjinë dhe le të jetojnë atje, nëse u është prishur kumbaria!

Edhe tellalli i tij, VEHBI KAJTAZI, i shkolluar dhe i trajnuar më të vetmin qëllim: që ta bën popullin shqiptar të ndjejë keqardhje për lirinë e fituar, dhe në anën tjetër i specializuar për sharje e shpifje ndaj akterëve që sollën lirinë! Qëllim, të cilin as ‘djalli’ nuk di ta mendojë me kaq mbrapshti, ku përmes propagandës ai mundohet të poshtërojë dhe të bëjë fushatë kundër Sami Lushtaku-t, prindit tim.

Si një papagall, zhurmuesi i Surroit, V. Kajtazi, gënjeu, shpifi dhe trilloi njëjtë si dëshmitari D, duke lidhur rastin së në të njëjtën kohë u lirua nga EULEX-i për të bërë vizitë në spital, dhe po në atë ditë ishte edhe ndeshja K.F. Drenica – K.F. Feronokli!

Sa për informacion për opinionin, Sami Lushtaku, deri vonë ka qëndruar në QKUK, deri sa ka përfunduar kontrollin tek mjeku, ndërkohë, ndeshja e futbollit ka përfunduar dhe ai ende ka vazhduar së qeni në Prishtinë në QKUK.

Me pafytyrësi, gazetari Kajtazi, nëse mund ta quajmë gazetar, trilloi një skenë, ndoshta për përfitimet e tij, ku me siguri do të gradohet dhe do marrë edhe ndonjë çmim “Rexhai Surroi” a tjetër të kësisoj, si gazetari më hulumtues e më i ‘guximshëm e profesional’.

Por publiku, duhet të di, se nuk është hera e parë që Grupi Koha dhe mercenarët e saj që fshihen nën hijen e gazetarëve, të gabojnë qëllimshëm. Sikur që ishte rasti i Komandantit Sylejman Selimi, ku gjoja u përkthyen gabimisht nga anglishtja: dhunën trupore me dhunimin trupor apo seksual. Sa asnjë dyshim, se qëllimi i grupit mediokro-kriminal Koha ishte fushatë për njollosje të personalitetit të Komandantit Selimi. Fare mirë dihet se ky grup lavdërohet se ka staf më njohuri profesionale të gjuhës angleze.

Ia bëjmë me dije këtij grupi mercenarësh se ne do ngremë padi, për fushatë shpifëse e denigruese kundër familjes sonë dhe në veçanti kundër Sami Lushtakut, ndaj të cilit vazhdimisht ky grup është munduar të hedhë baltë mbi personalitetin e tij dhe të njollosë dhe dëmtojë imazhin e tij!

Edhe pse ne, deri më sot, jemi kursyer, pasi nuk kemi pas dëshirë të shkojmë nëpër gjykata, për gjëra të cilat i kemi konsideruar të parëndësishme dhe i kemi anashkaluar me qëllim të asaj se ndoshta mbledhin mend. Por, shpifja e fundit e partizanit të Veton Surroit, papagallit Kajtazi, ka qenë një sinjal për ne se është mbushur kupa. Duke e parë së Grupi Koha nuk po ndalet nga i të qenit ujk me lëkurë dhie, atëherë përmes rrugës së lejuar, do ta ndjekim ujkun deri në fund të kufirit!
Shtuar më 11/06/2015, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori