Mërgim Lushtaku bëhet baba, mësoni emrin e fëmijës
Pëlqej
Deputeti i PDK’së që vije nga Skënderaj, Mergim Lushtaku, ka bërë të ditur se është bërë baba për të katërtën herë, pasi në jetë mbrëmë i ka ardhur edhe një vajzë.

Njoftimin e ka bërë vetë ai në Facebook, ku ka theksuar se kjo lindje vjen në Ramazan, dhe sipas tij, ky muaj sjell vetëm të mira

“Mirë se erdhe në jetë vajza jonë Amra.Tanimë Virtytit, Urtinës dhe Elitës i është shtuar edhe një motër. Në Ramazan ka vetëm shpërblime, fëmijët janë dhurat nga Zoti”, ka shkruar Lushtaku.

Mirëpo, djali i ish-kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtakut, që shquhet për ndeja të odave ku rakia konsumohet me të madhe, të përdor terma mjaft fetarë.

Pas asaj që potencoi se në Ramazan ka vetëm shpërblime dhe duke e konsideruar lindjen e vajzës një dhuratë nga zoti, Lushtaku ka thënë në fund se ‘Falenderimi i takon vetëm All-llahut’.

Ndryshe, deputeti Lushtaku ka edhe tre fëmijë, një djalë e dy vajza të tjera.


Shtuar më 28/05/2018, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori