"Mënyra e vetme që populli i Kosovës të ecë përpara", Pacolli: Të hiqet taksa 100 për qind
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që të hiqet taksa 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja Hercegovina.

Pacolli shkruan në Twitter se kjo është mënyra e vetme që Kosova të ecë përpara.

Reagimi i plotë

“Sot bëra thirrje për heqjen e menjëhershme të tarifës për tregti, pa para-kushte dhe afate me miratim të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell, si mënyra e vetme që populli i Kosovës të ecë përpara, të cilët duan një aleancë të fortë mes Kosovës e Amerikës. Nuk janë të nevojshme vonesat, vendimi duhet të merret. Është koha për të udhëhequr”, shkruan Pacolli në Tëitter.
Shtuar më 02/03/2020, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori