Menaxhmenti i Mehmet Akifit jeton në ankth nga frika e deportimit në Turqi
Pëlqej
Drejtori i Shkollës ‘Mehmet Akif’, Nazmi Ulus, thotë se ndihen edhe më shumë të frikësuar pas vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm të Turqisë në Kosovë, Mevlut Çavusoglu, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte kërkuar nga institucionet e Repbulikës së Kosovës">Kosovës që të dorëzonin edhe ‘gylenistët’ e tjerë.
Ulus thotë se druhen që mund ta kenë fatin e gjashtë shtetasve turq të cilët u deportuan nga Republika e Kosovës">Kosovës në fillim të këtij viti.

“Kërkesa e Ministrit të Jashtëm Çavushoglu nuk është diçka e re. Pas takimit të zhvilluar këtu ka pasur takime edhe në Paris. Me gjasë edhe atje e ka parashtruar kërkesën e njëjtë. Siç dihet në kohën e fundit pika kryesore e agjendave si të Erdoganit ashtu edhe e ministrave të tij është kërkesa për dorëzim. Natyrisht se edhe ne kemi drojë se mund të na ndodh edhe neve ajo që iu ka ndodh kolegëve tanë. Por duke u nisur nga reagimi i popullit të Kosovës">Kosovës dhe të ndërkombëtarëve të cilët veprojnë këtu, besojmë se nuk do të përsëritet një gjë e tillë”, ka thënë Ulus në një përgjigje për Gazetën Express.

Ai ka treguar se një pjesë e stafit të shkollës ku ai është drejtor kanë kërkuar azil në Kosovë.

“Një pjesë e kolegëve tanë kanë kërkuar azil këtu në Kosovë. Derisa disave iu vazhdon procedura e rregullt, disave iu është pranuar kjo kërkesë”, ka thënë Ulus, duke shtuar se tashmë pas asaj vizite të ministrit turk, ndihen edhe me të frikësuar.

I pyetur nëse është larguar ndonjë nga kolegët e tij prej Kosovës">Kosovës pas asaj kërkese të Çavusoglus, Ulus thotë se disa janë larguar vetëm se u ka skaduar pasaporta, por jo se i frikësohen kërkesës së Erdgoanit.

“Nuk kemi kolegë, prind ose nxënës të cilët janë larguar nga frika. Por disa kolegë janë detyruar të largohen shkaku i afatit të pasaportave”, ka shtuar drejtori i shkollës ‘Mehmet Akif’ për Express.

Sipas tij, Republika e Kosovës">Kosovës duhet të injoroj njëjtë si e gjithë bota demokratike kërkesa të tilla joligjore që vijnë nga Erdogani.

“Mesazhi jonë për autoritetet kosovare në lidhje me këtë situatë është që të mos e ulin kokën para kërkesave joligjore të një diktatori zulumqar. Kërkesat e tilla në mbarë botën llogaritën si të jashtligjshme.Ashtu si në vendet demokratike që nuk përfillen kërkesat e tilla, duhet të mos përfillen edhe këtu në Kosovë.Kur shikohen shtetet ku janë mbyllur shkollat dhe janë deportuar njerëzit, vërehet se, këto vende janë kryesisht jo të zhvilluara dhe jo demokratike. Kosova nuk duhet të bie në nivelin e tyre”, ka përfunduar Ulus në një përgjigje për Gazetën Express.

Për të njëjtën çështje Gazeta Express prej javësh ka dërguar disa pyetje në adresë të Ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, por i njëjti nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, kishte qëndruar në Kosovë me 20 tetor, ku kishte takuar ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në këtë vizitë të realizuar pas shtatë muajsh prej kur kishte ndodhur skandali i arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, Cavusoglu e kishte përsëritur kërkesën e Erdoganit për autoritetet kosovare që të dorëzojnë edhe ‘gylenistët’ tjerë.

Pas skandalit me deportimin e ‘gylenistëve’, ishin shkarkuar ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe kreu i AKI-së, Driton Gashi.


Shtuar më 20/11/2018, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori