Memli Krasniqi: Nuk do të ketë mandatar të dytë (VIDEO)
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk do të ketë mandatar të dytë, për formimin e qeverisë së Kosovës.


Ai për Telegrafin ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka caktuar, në vitin 2014, se kujt i takon e drejta për ta themeluar qeverinë, derisa ka se çdo tentim për ta ndryshuar këtë është i padrejtë.

Krasniqi ka theksuar se ata e kanë zotimin e disa deputetëve jashtë koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN), se do ta votojnë të nominuarin për kryeministër nga koalicioni fitues i zgjedhjeve.

“Nuk është korrekte të dalë i pari të them se janë këta deputetë. Në kuadrin e përfaqësuesve të partive jofituese, ka deputetë dhe deputete që kanë mendësi shtetërore dhe që do të vlerësojnë vullnetin tonë të përbashkët për ta zhbllokuar situatën”, ka shtuar ai. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori