Mehmeti: Bashkimi më i vështirë se çlirimi i Kosovës nga Serbia
Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar Kim Mehmeti bashkimin e shqiptarëve e ka vlerësuar proces më të vështirë se çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Në një prononcim për "Epokën e re", Mehmeti ka deklaruar se ky bashkim më së shumti i frikëson udhëheqësit e partive politike në Shqipëri e Kosovë, duke theksuar faktin se nëse lejohet të zhbëhet kjo ëndërr, atëherë shqiptarët do të mbeten pa të nesërme.

Duke folur për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, ai ka thënë se ka ardhur dita kur shqiptarët e Maqedonisë do të duhet të përballen me vetveten. Mehmeti ka thënë se Maqedonia është bërë pronë e Gruevskit dhe familjes së tij.

Shkrimtari ka theskuar se shqiptarët e maqedonisë heshtin pasi nuk kanë përfaqësim, ato nuk kanë as parti në qeveri, e as në pushtet. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori