Megjithatë Vetëvendosja proteston
Pas rrëzimit të mocionit të Vetëvendosjes, ky subjekt ka mbledhur kryesinë për të diskutuar se cilët janë hapat e mëtutjeshëm, që kjo lëvizje duhet ti merr.

Dardan Mulliqaj vetëm pak minuta më parë, i ka thënë Radio Dukagjinit, se protesta do të mbahet, madje sipas tij tash ka edhe një arsye më shumë për protestë. Ai potencon se cdo gjë do të zhvillohet sipas planit të paraparë. Protestuesit do të mblidhen në Merdarë dhe Dheun e Bardhë.

Ai e ka akuzuar kryeministrin Thaçi, për ndërhyrje sipas tij, të drejtpërdrejt në Kuvendin e Kosovës.

Ai pohoi se kjo është një praktikë e keqe e cila duhet ndërprerë menjëherë dhe se sipas tij, mocioni i ri i PDK-së ka shumë paqartësi brenda vetës
Shtuar më 20/01/2012, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori